Politike

Meta publikon videon emocionuese, rrëfen mbresat e takimit me Ansi Agollin: Ambasadori ynë më i mirë

19 Mars 2019, 08:29 Nga DOSJA
Meta publikon videon emocionuese, rrëfen mbresat e takimit me Ansi Agollin:

TIRANË-  Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar sot, një video të ish-kapitenit të Kombëtares, Ansi Agolli, i cili pak ditë më parë, i dha lamtumirën skuadrës së Karabagut, me të cilën u aktivizua për plot 10 vite.

Kreu i Shtetit rrëfen edhe mbresat e takimit të tij me Agollin pak ditë më parë në Baku, ku ndodhej për një vizitë zyrtare.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Pak ditë më parë pata kënaqësinë të ritakohesha në Baku, me futbollistin tonë të shquar, Ansi Agolli. Ndryshe nga herët e tjera, ai ishte shumë i emocionuar pasi ishin ditët e fundit të tij, pas 10 vitesh kontribut, si titullar i ekipit më të mirë të Azerbajxhanit, Karabagut. Jo vetëm unë, por cilido që në Baku është prezantuar si shqiptar, jam i bindur se ka dëgjuar fjalët më të mira për Ansi Agollin, i cili ka qenë edhe ambasadori ynë më i mirë atje. Duke i uruar Ansit suksese të mëtejshme në karrieren e tij të shkëlqyer sportive, kam kënaqësinë të ndaj me ju disa momente të lamtumirës së tij me ekipin kampion dhe fansat e tij.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ansi agolli baku ilir meta ansi agolli baku ilir meta

Sondazh

Poll