Politike

“Mendoni si Rama se gazetarët janë kazan?” Bregu: Ka gjobaxhinj, janë llum, zënkat në parlament nuk janë të vërt

19 Mars 2019, 07:26 Nga DOSJA
“Mendoni si Rama se gazetarët janë kazan?” Bregu: Ka

Tiranë- Majlinda Bregu e ftuar në  emisionin “Në kuthin e Piter Pan” është rrëfyer para fëmijëve.

Ajo u pyet nga fëmijët nëse donte apo jo të bëhej kryeministre e vendit dhe për këtë pyetje u shpreh: Ttë të zgjedhë populli, se po nuk do të zgjodhi çfarë do bësh, bëhesh dot me zor pastaj? Nuk bëhesh…”. Bregu u shpreh më tej se në parlament politikanët kur zihen bëjnë kot dhe sipas saj te kafja jashtë rrinë bashkë.

Atje në parlament në fakt, ashtu është zihen, nganjëherë i thuaj edhe gjyshit, mos ta marrë me shumë emocion se bëjnë edhe kot, se nuk zihen gjithmonë prej vërteti. Se po të dalësh tek kafja e parlamentit rrinë të gjithë bashkë. Ata që i shikon të zënë në parlament, kur dalin tek kafja, bëjnë dhe shaka dhe rrinë të gjithë bashkë. Kështu që nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por me të vërtetë unë jam shumë dakord me ty dhe kërkoj ndjesë sepse e kam bërë edhe vetë shpesh herë, me një gjuhë paksa më të vrazhdë se sa duhet.

Më pas ajo u pyet edhe nëse ndan të njëjtin mendim si kryeminsitri Edi Rama se gazetarët janë kazan. Bregu është shprehur se ka edhe nga ata gazetarë që venë gjoba dhe janë më llum se kazani në fakt.

Unë kam punuar gazetare për disa vite dhe kam shumë miq gazetarë, që janë shumë të mirë. Edhe dinë të shkruajnë mirë, edhe dinë të bëjnë një lajm shumë mirë dhe dinë të jenë të vërtetë. Po ka ca të tjerë, që nuk janë gazetarë, por venë ca si gjoba, edhe ata janë më llum se kazani në fakt. Ka disa që e kanë bërë pis…

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debatet në parlament edi rama gazetarët kazan majlinda bregu debatet në parlament edi rama gazetarët kazan majlinda bregu

Sondazh

Poll