Aktualitet

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Drejtësisë, në pranga 4 zyrtarë, në ‘sitë’ edhe Manjani e Vasili

6 Shkurt 2019, 06:14 Nga DOSJA
Abuzime me tenderat e Ministrisë së Drejtësisë, në

TIRANË- Arrestohen nga policia 4 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë për abuzime me tenderat e këtij dikasteri.

8 zyrtarë të tjerë janë lënë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndërsa në sitën e prokurorisë janë edhe dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.

Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Sipas burimeve të Dosja.al, zyrtarët e arrestuar akuzohen se kanë abuzuar me 5 tendera të kësaj ministrie në vitet 2016-2017. Dëmi i llogaritur kap vlerën e disa miliona eurove.

Tenderat për të cilët po hetohen zyrtarët e akuzuar janë:

1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative
2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit

Si u zbuluan shkeljet?
Ka qenë grupi i Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave që ka nxjerrë në pah shkeljet. Disa nga sistemet obekt të procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

Zyrtarët e akuzuar:
Të arrestuar;
Juliana Hoxha
Lusien Ali
Arlind Alika
Airel Lamçe

Në detyrim paraqitje
Marsuela Aliaj
Doralda Muka
Arlin Arapi
Orgesa Goga
Eris Sheshi
Ethem Vigani
Ornela Bleda
Ilir Çuni

Po verifikohen
Ylli Manjani
Petrit Vasili

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet abuzime me tenderat airel lamce arlin arapi arlind alika arrestohen zyrtaret e ministrise se drejtesise doralda muka eris sheshi ethem vigani ilir cuni juliana hoxha lusien ali marsuela aliaj ministria e drejtesise orgesa goga ornela bleda petrit vasili ylli manjani abuzime me tenderat airel lamce arlin arapi arlind alika arrestohen zyrtaret e ministrise se drejtesise doralda muka eris sheshi ethem vigani ilir cuni juliana hoxha lusien ali marsuela aliaj ministria e drejtesise orgesa goga ornela bleda petrit vasili ylli manjani

Sondazh

Poll