Bota

VIDEO/ Ra në gërmadhën me dëborë teksa bënte ski në Alpe, babai hero shpëton djalin dukë gërmuar 5 metra thellësi

6 Mars 2020, 10:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Ra në gërmadhën me dëborë teksa bënte ski

BRITANI- Një baba në Britani është kthyer në një hero, pasi shpëtoi djalin e tij 11-vjeçar, i cili ra në një gropë, teksa ishte duke bërë ski.

Sipas Daily Mail, për të nxjerrë djalin e tij nga gropa me dëborë, babait i është dashur të gërrmojë në 5 metra dëborë për ta nxjerrë atë shëndoshë e mirë. Familja ishte duke bërë ski në Alpet franceze.

Babai Gillon Campbell tha që kurrë nuk kishte qenë aq i frikësuar, sa kur duhej të rrëmbente një lopatë për të shpëtuar djalin e tij.

“Unë thjesht gërrmova për gjënë më të rëndsishme në botë. Ky ishte një moment vërtet shumë i frikshëm. Dua të them, kurrë nuk kam qenë aq i frikësuar .Dhe unë gërmova dhe gjeta kokën e tij një metër e gjysmë nën dëborë. E pastrova kokën e tij dhe ai më foli”, u shpreh babai. Pas daljes nga gropa me dëborë vogëlushi bërtiti “Faleminderit”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota babai shepton djalin ne debore britani gillon campbell ski ne alpet franceze babai shepton djalin ne debore britani gillon campbell ski ne alpet franceze

Sondazh

Poll