Bota

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Vatikan, shkon në 7 numri i të infektuarve në Betlehem

6 Mars 2020, 09:52 Nga DOSJA
Shënohet rasti i parë me koronavirus në Vatikan, shkon në 7

Itali- Shënohet rasti i parë me koronavirus në Vatikan. Mediet italiane raportojnë se lajmi është dhënë nga zëdhënësi u selisë së shenjtë, Matteo Bruni, i cili theksoi se në Vatikan po zbatohen protokollet e miratuara nga qeveria, ku u kërkohet njerëzve të mbajnë një distancë 1 metër nga njëri-tjetrit.

Ndërsa në Betlehem deri më tani raportohen se janë 7 persona të prekur nga koronavirusi. Autoritetet në Palestinë kanë vendosur në karantinë qytetin e Betlehemit.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3,387 viktima dhe 98,437 njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar 55,659 persona. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia. Në shtetin fqinj numri i viktimave ka shkuar në 148, ndërsa të prekur janë mbi 3.858. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

Burimi: Tg24.com

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavisuri në betlehem koronaviusi në vatikan koronavisuri në betlehem koronaviusi në vatikan

Sondazh

Poll