Histori dashurie në kohërat e koronavirusit! 60 vite të martuar, e moshuara shikon e pikëlluar bashkëshortin e saj në kara
6 Mars 2020, 11:05Nga DOSJA
SHBA– Fotografitë prekëse të një çifti të moshuarish të cilët komunikojnë mes tyre nëpërmjet xhamit, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në karantinë për shkak të koronavirusit, vërteton se sa e fortë është dashuria. 60 vite të martuar, gjithmonë së bashku, por koronavirusi u bë shkak për t’i ndarë ata.
Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar brenda “Qendrës së Kujdesit të Jetës” në Kirkland, pas shpërthimit të koronavirusit. Banorët e bllokuar brenda objektit, gjenden në kushte të vështira shëndetësore, gjë që i bën ata më të prekshëm nga rreziqet e sëmundjes.
Gene Campbell, 89 vjeç, është bllokuar brenda Qendrës së Kujdesit të Jetës në Kirkland, në Washington State, ku disa banorë kanë vdekur nga Covid-19. Kjo nuk e ka ndaluar gruan e tij Dorothy, 88 vjeçe, të përpiqet të jetë pranë tij. Të afërmit janë përpjekur të zbulojnë se çfarë mund të bëjnë për të dashurit e tyre , të cilët ndodhen aktualisht në karantinë pasi zyrtarët përpiqen të parandalojnë përhapjen e sëmundjes.
Dorothy, si të gjithë miqtë dhe familjarët e tjerë, ishte ndaluar të vizitonte bashkëshortin e saj prej 60 vitesh, kështu që ajo shkoi në dritaren e tij, ku ata panë njëri-tjetrin përmes një xhami. Ndërsa Dorothy qëndronte në dritare, duke komunikuar nëpërmjet shikimeve, Charlie mbante një telefon, në mënyrë që ata të bisedonin me njëri-tjetrin.
Ndërsa në krah i qëndronte i biri, nga ana tjetër e xhamit qëndron bashkëshorti i saj, veshur uniformën e spitalit, me një buzëqeshje të ngrirë në fytyrë. Shprehja e paharruar e Dorothy mund të shihet e pasqyruar në xham, pasi çifti duket qartë që kanë ngulur shikimet tek njëri-tjetri.
Djali i tyre, Charlie, i vjen në ndihmë të ëmës, teksa e mban përkrahu dhe nga ana tjetër ka telefonin, prej të cilit dëgjohet zëri i babait të tij.
Ndërsa shprehjet e tyre zbulojnë dhimbjen e ndarjes dhe frikën për përhapjen e sëmundjes brenda shtëpisë, vizita duket se i dha shpresë 89-vjeçarit, i cili i buzëqeshi me dashuri gruas së tij.
Pas një periudhe të gjatë shikimesh plot shpresë e dashuri, e moshuara vendosi me dhimbje të largohej, ndërsa ndihmohej nga djali i saj. Dorothy i dha lamtumirën burrit të saj, duke mos ditur kur do të ribashkohen përsëri, ballë për ballë.
Numri i vdekjeve në SHBA nga koronavirusi u rrit në 12 të enjten, ndërsa numri i të infektuarve u rrit në mbi 200, të shpërndara në 18 shtete. Kolorado dhe Nevada raportuan rastet e tyre të para. Nëntë nga të vdekurit ishin nga e njëjta shtëpi pleqsh në periferi të Seattle. Familjarët e banorëve në Qendrën e Kujdesit Jeta shprehën zemërimin dje pasi morën informacione kontradiktore për gjendjen e të dashurve të tyre. Rastet dhe vdekjet në “Qendrën e Kujdesit të Jetës” vazhduan të rriten, me të paktën gjashtë raste, duke përfshirë dy që vdiqën javën e kaluar dhe u konfirmuan vetëm pas vdekjes.
Të paktën 27 zjarrëfikës dhe mjekë që iu përgjigjën thirrjeve në shtëpinë e infektuar të infermierisë pas shpërthim të virusit dhe u testuan të Martën, në mes të frikës se ata gjithashtu mund të kontraktonin sëmundjen.
GUINE- Një aksident tragjik ka ndodhur në Guine, ku si pasojë kanë humbur jetën 8 futbollistë, mes të cilëve edhe vëllai i mesfushorit të Liverpoolit, Naby Keit...
SERBI- Në Serbi është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.I infektuari, është një burrë 43 ...
BRITANI- Një baba në Britani është kthyer në një hero, pasi shpëtoi djalin e tij 11-vjeçar, i cili ra në një gropë, teksa ishte duke bërë ski.Sipas Daily...
Itali- Shënohet rasti i parë me koronavirus në Vatikan. Mediet italiane raportojnë se lajmi është dhënë nga zëdhënësi u selisë së shenjtë, Matteo Bruni, i cili ...
Kosovë- Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit ka rrëfyer së fundmi pseudonimin që përdorte familja gjatë kohës së luftës për babain e tij dhe xhaxhain, Adem Jas...
DUBAI– Sundimtari miliarder i Dubait, Sheiku Al Maktoum urdhëroi rrëmbimin dhe torturimin e dy vajzave të tij të arratisura dhe zhvilloi një fushatë terroriste ...
IRAN– Kreu i gardës revolucionare të Iranit, Hossein Salami deklaroi se SHBA-të mund të jenë fajtori kryesor për epideminë e koronaviruesit, duke kërcënua...
Kosovë- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Furtuna Sheremetin si këshilltare të jashtme politike për çështje juridike. Nuk ka munguar ed...
ITALI- Qeveria italiane vendosi nëpërmjet një dekreti që të gjithë manifestacionet sportive të zhvillohen pa praninë e publikut deri më datën 3 prill, si masë p...