Bota

Aksident tragjik në Guine, humbin jetën 8 futbollistë, mes tyre edhe vëllai i lojtarit të Liverpool

6 Mars 2020, 10:31 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Guine, humbin jetën 8 futbollistë, mes tyre

GUINE- Një aksident tragjik ka ndodhur në Guine, ku si pasojë kanë humbur jetën 8 futbollistë, mes të cilëve edhe vëllai i mesfushorit të Liverpoolit, Naby Keita.

Sipas medieve të huaja, Almamy Keita ndodhej në të njëjtin autobus me shokët e skuadrës së Etolie gjatë një udhëtimi drejt qytezës Kankan për një ndeshje futbolli.

Aksidenti ndodhi në lokalitetin Timbo, rreth 250 km larg kryeqytetit Mamou. Në bordin e autobusit ndodheshin 27 persona, mes të cilëve 22 lojtarë dhe 4 anëtërë të stafit të skuadrës. Kjo do të ishte edhe ndeshja e parë sezonale për vëllain e Keita.

Informacionet zyrtare flasin për një problem në frenat e autobusit ku udhëtonte skuadra. Mjeti doli nga kontrolli i shoferit dhe më pas u përplas me një pemë. Me vdeskjen e 9 futbollistëve në aksident, tashmë skuadra e Etolie rrezikon shkrirjen, ndërsa Naby Keita është kthyer në atdhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.

(a.m, E.K/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota guine naby keita. vdesin futbollistet ne guine guine naby keita. vdesin futbollistet ne guine

Sondazh

Poll