Bota

Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me të atin: Ishte shumë i tronditur, ky është pseudonimi që gjatë luftës përdorn

6 Mars 2020, 08:38 Nga DOSJA
Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me të atin: Ishte

Kosovë- Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit ka rrëfyer së fundmi pseudonimin që përdorte familja gjatë kohës së luftës për babain e tij dhe xhaxhain, Adem Jasharin. Ai ka treguar se Adem Jasharin e kanë quajtur Syla, pasi kishte një ngjashmëri të madhe me Sylejman Vokshin.

“Jemi munduar gjithmonë të përdorim pseudonime, kur ka qenë në pyetje si për armatim, si për njerëz. Ne kemi pasur pseudonim edhe për Hamzën, edhe për Ademin. Babushin e kemi quajtur Dyl Mehmeti, sepse e ka luajtur rolin e dramës. Është marrë edhe me aktrim, edhe me këndim. Kurse axhën Adem e kemi quajtur Syla. Për shkak të fizionomisë dhe mustaqeve të mëdhaja, do të thotë të Sylejman Vokshit”, ka treguar Bekim Jashari në RTV Dukagjini.

Po kështu, ai ka treguar edhe bisedën e fundit që ka pasur me babain e tij. “Biseda ishte e fokusuar në masakrën që forcat serbe kishin bërë në Likoshan. Ishte shumë i tronditur. Më tha troç ‘A e mban mend kur ka luftuar Tahir Meha. Ai ka thënë kur të luftojë unë do të shkruajnë shtatë gazeta. Më tha edhe te na nuk do të shkojë larg. Kur të luftoj unë jo shtatë gazeta, por e gjithë bota do ta merr vesh’. Ashtu ndodhi nuk shkoi larg”, tha ai.

Adem Jashari u vra më 7 mars të vitit 1998, pas një sulmi brutal të forcave serbe. Bashkë me të humbën jetën në Prekaz edhe 26 anëtarë të familjes së tij.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni adem jashari bekim jashari sylejman vokshi adem jashari bekim jashari sylejman vokshi

Sondazh

Poll