Bota

Albin Kurti emëron Furtuna Sheremetin këshilltare të jashtme politike për çështje juridike

6 Mars 2020, 07:37 Nga DOSJA
Albin Kurti emëron Furtuna Sheremetin këshilltare të jashtme

Kosovë- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Furtuna Sheremetin si këshilltare të jashtme politike për çështje juridike. Nuk ka munguar edhe një reagim në Facebook nga vetë Sherementi, cila shprehet se është nder për të, që të jetë pjesë e kabinetit të Kurtit.

“Për miqtë e mi që nuk flasin shqip dhe kolegët. Që nga dje unë jam këshilltare e jashtme politike për çështje juridike e kryeministrit aktual, Albin Kurti. Është një nder  që më jepet mundësia për të dhënë kontributin tim modest në kabinetin e ri, që përbëhet nha njerez të mrekullueshëm”, shprehet ajo në rrjetet sociale. 

Qeveria e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet një komunikate se  Sheremeti ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Më pas ajo  ka kryer studimet Master në Kriminologji e Shkenca Penale në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar. Fortuna Sheremeti aktualisht është në vitin e fundit të studimeve të doktoraturës në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë, ku po hulumton temën e adresimit dhe matjes së dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni alvbin kurti furtuna sheremeti alvbin kurti furtuna sheremeti

Sondazh

Poll