Aktualitet

Mjeku Pipero deklaratë të fortë: Mendoj që koronavirusi ka hyrë në Shqipëri, personat e infektuar mund ta kalojnë dhe pa

5 Mars 2020, 21:10 Nga DOSJA
Mjeku Pipero deklaratë të fortë: Mendoj që koronavirusi ka

TIRANË- Mjeku i njohur i QSUT, Pëllumb Pipero, që është specializuar si infeksionist ka konfirmuar edhe njëherë se zyrtiarisht nuk ka asnjë person të prekur me koronavirus në Shqipëri. I ftuar sot në emisionin “Opinion”, ka hedhur dyshime se COVID 19 mund të ketë ardhur në Shqipëri edhe pse nuk ka raste të konfirmuara. 

Pipero tha se koronavirusi mund të kaloj nga një person i infektuar të një njëri i shëndosh dhe pa shfaqur simptoma. “Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pais ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë.

Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhen që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, u shpreh Pipero.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3,285 viktima, 95,413 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 116 viktima dhe mbi 3089 mijë të infektuar, duke marrë vendimin e mbylljes së shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin. Në Kinë ende vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA gjithashtu, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Ndërkohë Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali pellumb pipero frika nga koronavirusi koronavirusi ne itali pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 18:38

ITALI- 44-vjeçari shqiptar Adriatik Shehu, është arrestuar nga Policia italiane në Fiuggi, pasi akuzohet për tentativë vrasje.  Sipas mediave italiane, a...