Aktualitet

‘Për 12 mijë euro shkon në Angli’/ U jepnin dokumente false italiane dhe u bënin transformim fytyre me “make-up”, sh

5 Mars 2020, 18:36 Nga DOSJA
‘Për 12 mijë euro shkon në Angli’/ U jepnin dokumente

ITALI– Policia italiane ka zbuluar një agjenci ilegale udhëtimesh, e cila pajiste shtetasit shqiptarë me dokumente identifikimi, duke i maskuar me make-up në mënyrë që t’i ngjanin sa më shumë personit në foto. Në këtë mënyrë shqiptarët, në këmbim të parave, ndihmonin bashkëkombasit e tyre që të shkonin në Zvicër apo edhe në Mbretëri të Bashkuar.

Sipas mediave italiane dhe Guardia di Financia, hetimet për grupin nisën pas grabitjes së një makinë më 30 korrik 2018 të kryer në Xhenova. Në prangat e policisë italiane kanë rënë katër persona, të cilët janë identifikuar si: Eduart Theodhori (39 vjeç), Azem Shehaj (41 vjeç), të cilët besohet se ishin dy drejtuesit e bandës. Të tjerë të arrestuar ishin: Giuseppina Lanzo, (44 vjeç), Arjana Metaliaj (38 vjeç), Alessandro dhe Gaetano Girgenti (51 dhe 36 vjeç), Pamela Perotto Ghia (46 vjeç) dhe Can Lika 56 vjeç.

Të përfshirë në veprimtarin e paligjshme të bandës ishin të përfshi bandë ishin të përfshirë edhe dy punonjës të qytetit të Palermos dhe një infermiere, të cilat orfonin mbështetje logjistike për bandën. 

Për sigurimin e mjetit të identifikimit një shqiptar do t’i duhej që të paguante 12 mijë euro. Vlerësohet se banda në dy vitet e hetimeve të kryera arriti që të largonte nga Itali plot 29 emigrantë të paligjshëm, duke arritur që të fitonte shumën e 350 mijë eurove.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 17:42

SHÇBA

SHÇBA1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...