Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm, kapen dy të rinj nga Durrësi në Korçë

5 Mars 2020, 18:57 Nga DOSJA
Transportonin emigrantë të paligjshëm, kapen dy të rinj nga

KORÇË- Dy të rinj nga Durrësi janë arrestuar sot në Korçë, pasi akuzohen për trafikimin e 6 emigrantëve të paligjshëm. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se dy të rinjtë u kanë dhënë ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.  Më tej shtohet se në pranga kanë rënë O. Sh., 25 vjeç, banues në Durrës dhe M. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës.

Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, goditën një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: O. Sh., 25 vjeç, banues në Durrës dhe M. A., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas u kapën nga shërbimet policore në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Ford Focus” dhe “Benz”, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e paligjshem policia korçe trafikimi i emigranteve emigrantet e paligjshem policia korçe trafikimi i emigranteve

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 18:38

ITALI- 44-vjeçari shqiptar Adriatik Shehu, është arrestuar nga Policia italiane në Fiuggi, pasi akuzohet për tentativë vrasje.  Sipas mediave italiane, a...

Aktualitet 5 Mars 2020, 17:42

SHÇBA

SHÇBA1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...