72 orë brenda qelisë/ Henri Çili tregon se çfarë ndjeu: Kisha kuriozitet… Katër orë më kontrolluan zyrën dhe banesën
5 Mars 2020, 20:08Nga DOSJA
TIRANË– Botuesi Henri Çili ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Open”, ku edhe ka treguar detaje lidhur me arrestimin e tij në kuadër të operacion “Mezhgoranit”.
Në fjalën e tij në emision, Çili u shpreh se nuk e kishte idenë për çfarë akuzohej dhe se akuzat që rëndonin ndaj tij i kishte mësuar në momentin kur ishte transferuar në Gjirokastër.
PJESË NGA EMISIONI “OPEN”
Eni Vasili: Si i kalove ato orë?
Henri Çili: S’më kishte vajtur mendja se do ndodhte diçka e tillë. 72 orë në paraburim kaluan me ndjesinë e pafajsisë dhe me kuriozitetin për të kuptuar se me çfarë provash akuzohesha. Në Përmet kam qënë vetëm një herë në 2014. Isha duke shkuar për në shtëpi dhe më çojnë në Komisariat. Më kontrolluan zyrën dhe banesën. Kontrollet janë zhvilluar nga ora 8 deri në 12 të darkës. Akuzohem për 4 ose 5 akuza.
Eni Vasili: Çfarë iu kërkonin në shtëpi?
Henri Çili: Nuk e kam idenë.
Eni Vasili: Gjatë orëve të kontrollit ky ishit?
Henri Çili: I pranishëm. Atë natë u nisëm në Gjirokastër dhe rreth orës 8 të mëngjesit na u vu në dispozicion urdhëri i Prokurorit.
Eni Vasili: Roli i kunatit?
Henri Çili: Kam dhuruar, ndihmuar, këshilluar në dell privat. Nuk jam përfshirë në veprimtari të paligjshme, aq më pak me personin në fjalë.
Eni Vasili:Keni marrë ju 30 mijë euro dhe 10 milion lekë në çështjet Aliko dhe Yzeiraj?
Henri Çili:Jo 30 mijë euro, por unë skam marrë asnjë euro nga këto. Në studion tonë bashkë me kolegët e mi kemi qenë në negociata për të bërë një përfaqësim gjyqësor të tyre, por nuk kemi arritur në marrveshje.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË- Ditët e fundit, ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja ka dhënë një intervistë me shkrim për Grupin Mediatik të Kinës (CMG). Z. Belortaja vl...
KORÇË- Dy të rinj nga Durrësi janë arrestuar sot në Korçë, pasi akuzohen për trafikimin e 6 emigrantëve të paligjshëm. Në një njoftim për med...
Aktualitet 5 Mars 2020, 18:38
ITALI- 44-vjeçari shqiptar Adriatik Shehu, është arrestuar nga Policia italiane në Fiuggi, pasi akuzohet për tentativë vrasje. Sipas mediave italiane, a...
ITALI– Policia italiane ka zbuluar një agjenci ilegale udhëtimesh, e cila pajiste shtetasit shqiptarë me dokumente identifikimi, duke i maskuar me make-up...
VLORË- Një banor i fshatit Brataj në Vlorë ka bërë një denoncimin në redaksinë e Dosja.al, ku shprehet se një kompani private po dëmton zonën malore të fsh...
Bërzeshta është një nga fshatrat më të vjetër në Librazhd, por që sot bën pjesë në njësinë Administrative Qukës të Bashkisë Prrenjas. Ky fshat me rreth 200 bano...
ITALI– Autoritetet shëndetësore në Itali po mendojnë të krijojnë një zonë të re për karantinë në përpjekje për të përmirësuar shpërthimin e koronavirusit në ven...
TIRANË– Një 28-vjeçar i identifikuar si Fatjon Lleshi, punonjës në një gomisteri, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi i ka shpërthyer goma e një mje...