Aktualitet

Denoncimi i banorit: Po ndërtojnë gurore në malin e Bratit, po dëmtojnë zonën. Kompania s’na jep asnjë shpjegim

5 Mars 2020, 18:35 Nga DOSJA
Denoncimi i banorit: Po ndërtojnë gurore në malin e Bratit, po

VLORË- Një banor i fshatit Brataj në Vlorë ka bërë një denoncimin në redaksinë e Dosja.al, ku shprehet se një kompani private po dëmton zonën malore të fshatit. Sipas mesazhit të mbërritur në Dosja.al, mësohet se në malin e Bratit po ndërtohet një gurore dhe nuk është marrë fare mendimi i banorëve të zonës.

Një prej banorëve ka dërguar dhe një video, ku shprehet se sot ka pasur një përplasje me kompaninë e cila nuk u ka vënë në dispozicion kontratën, për të pasur mundësi ankimimi në gjykatë. Ai shton se dhe Policia nuk ka reaguar në kohë, por ka shkuar në zonën ku po ndërtohet gurororja me vonesë.

Bëhet fjalë për një gurore në territorin e Bratit. Ne banorët kundërshtojmë dhe mendojmë se më dhënien e kësaj leje ka korrupsion. Rreth 20 persona shkuam aty në mes të malit dhe kërkuam paqësisht një takim ku të njiheshim me detajet e lejes për ta goditur ligjërisht. Por mbas lajmërimit që i bënë personat atje shefave të trye, erdhën dikur 20 persona të cilët filluan të përdornin dhunë dhe fjalë fyese. Njoftova policinë të cijën e kishim njoftuar dhe në mënfjes dhe ajo mërriti e u qetësua situata, poër për mendimin tonë policia nuk erdhi në kohën e duhur, pasi në për të mos pasur incidente bënë rreth dy orë para një bisede më drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun”, shkruan banori në denoncimin e tij në Dosja.al.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e bratit gurorja ne brataj banoret e bratit gurorja ne brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 17:42

SHÇBA

SHÇBA1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...