Aktualitet

5 Mars 2020, 18:38 Nga DOSJA

ITALI- 44-vjeçari shqiptar Adriatik Shehu, është arrestuar nga Policia italiane në Fiuggi, pasi akuzohet për tentativë vrasje.  Sipas mediave italiane, ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj një 57-vjeçari italian, i cili nuk pranoi ta merrte në punë.

Punëtori shqiptar, fillimisht e ka kërcënuar italianin e më pas ka nxjerrë armën duke e qëlluar me dy plumba atë. Një prej plumbave e ka kapur tek këmba italianin, ndërsa tjetri ishte pa shenjë dhe vetëm sa i dëmtoi makinën.

Pasi u qëllua me plumb, burri i plagosur u largua me shpejtësi për t’i shpëtuar shqiptarit, dhe më pas ka njoftuar menjëherë Policinë.

Sapo ka marrë njoftimin, Policia italiane arrestoi 44-vjeçarin shqiptar duke i seksuestruar edhe armën, e cila ishte një pistoletë kalibër 7.65.

Aktualisht shqiptari ndodhet në pritje të dënimit të tij, pasi akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik shehu policia italiane adriatik shehu policia italiane

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 17:42

SHÇBA

SHÇBA1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...