Politike

Miratimi i anti-KÇK-së, Lleshaj: Varianti i fundit është përmirësuar, s’e kam vënë re mungesën e Xhafajt në votim

5 Mars 2020, 20:48 Nga DOSJA
Miratimi i anti-KÇK-së, Lleshaj: Varianti i fundit është

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për miratimin e paketës anti-KÇK në Parlamtent. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lleshaj u shpreh se variani përfundimtar nuk është i njëjtë me draftin që është nisur në fillim nga qeveria, pasi janë bërë përmirësime.

Varianti final nga ai fillestar ka ndryshuar. Ka qenë proces diskutimi, janë marrë shumë ekspertë, të cilët kanë punuar fortë për ta sjellë ligjin në ato parametra që të jetë i pjekur për të kaluar në Kuvend. Ka pasur shumë ndryshime”, u shpreh ministri.

I pyetur për mungesën e paraardhësit të tij në Kuvend në momentin e votimit, Fatmir Xhafaj, Lleshaj tha se nuk e ka vënë re pasi ka qenë shumë i ngarkuar me punë. “Sot nuk e kam vënë re mungesën e z. Xhafaj për të qenë fare i sinqertë. Ka qenë një ditë e ngarkuar, gjithë ditën në Kuvend por nuk do ta komentoja. Nuk komentoj paraardhësit, e kam si princip”, deklaroi Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akti normativ anti kçk sander lleshaj akti normativ anti kçk sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 5 Mars 2020, 19:14

TIRANË– Biseda miqësore dhe debate të “nxehta”…Fotografi i Kuvendit, Agim Rama ka shkrepur disa poza interesante nga seanca e sotme e Kuvendit.Jashtë sallë...