Aktualitet

E rëndë në Bathore! Plas goma në gomisteri, ndërron jetë rrugës për në spital 28-vjeçari (EMRI)

5 Mars 2020, 17:29 Nga DOSJA
E rëndë në Bathore! Plas goma në gomisteri, ndërron

TIRANË– Një 28-vjeçar i identifikuar si Fatjon Lleshi, punonjës në një gomisteri, ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi i ka shpërthyer goma e një mjeti. Mësohet se gjatë punës, 28-vjeçarit i ka plasur goma duke e lënë të plagosur rëndë, dhe më pas ai ka ndërruar jetë rrugës gjatë transportimit në spital. 

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatjon lleshi tirane vdekje ne gomisteri fatjon lleshi tirane vdekje ne gomisteri

Sondazh

Poll