Aktualitet

Bënte regjistrime fiktive në “TIMS” për në zonën Shengen, policja pezullohet nga detyra, nën hetim nga SHÇBA-ja

5 Mars 2020, 17:42 Nga DOSJA
Bënte regjistrime fiktive në “TIMS” për në

KORÇË– Një punonjëse e Policisë Kufitare në Korçë është pezulluar nga detyra dhe është marrë nën hetim nga SHÇBA-ja pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”. 

Efektivja me iniciale, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në Kapshticë, akuzohet se ka kryer regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për t’u shmangur tejkalimin e afateve të qëndrimit në zonën Shengen.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të verifikuar punonjës të tjerë që mund të jenë të përfshirë në shkelje.

NJOFTIMI I PLOTË:

SHÇBA pezullon nga detyra një punonjëse të Policisë Kufitare Korçë të dyshuar për “Shpërdorim detyre”

SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjëses së Policisë Kufitare Korçë, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila në shpërdorim të funksionit që mbante si ndihmës kontrollore pranë PKK-së Kapshticë, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.

Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

SHÇBA fton e nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kapshtices korce dogana e kapshtices korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 17:42

SHÇBA

SHÇBA1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...