Aktualitet

Prokuroria e Përmetit apelon masën e sigurisë për Henri Çilin, nuk është dakord me vendimin e gjykatës

5 Mars 2020, 17:04 Nga DOSJA
Prokuroria e Përmetit apelon masën e sigurisë për Henri

PËRMET- Prokuroria e Përmetit ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Përmetit të dhënë të dielën për botuesin Henri Çili. Siç mësohet akuza nuk është dakord me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Çilin dhe kërkon një masë më të rëndë. Apelimi është depozituar sot në Gjykatë, por ende nuk dihet data se kur do mbahet seanca e radhës.

Henri Çili u arrestuar të premten e kaluar në kaudër të operacionit “Mezhgorani” , ku ranë në pranga dhe më shumë se 30 persona të tjerë. Por Gjykata e Përmetit të dielën dha masat e sigurisë dhe për Çilin dhe avokatët e tij, duke i lënë të lirë.

Vetë botuesi sot në një deklaratë për mediat u mbrojt dhe tha se kundër tij nuk qëndron asnjë akuzë, pasi ai ska bërë asnjë veprim të jashtëligjshëm. Çili tha se gjithçka që ai kishte bërë ishte brenda rregullave, pasi kishte një kompani ligjore ndërmjetësimi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “mezhgorani“ henri cili prokuroria permet “mezhgorani“ henri cili prokuroria permet

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 14:24

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka zhvilluar sot një protestë  para Drejtorisë së Policisë, për t’i bërë thirrje institucioneve shtetërore që të r...