Aktualitet

Gara për Gjykatën e Lartë, KLGJ i dërgon tre emrat Metës. Pranda, Sadushaj dhe Pupe në pritje të firmës së Presidentit

5 Mars 2020, 15:39 Nga DOSJA
Gara për Gjykatën e Lartë, KLGJ i dërgon tre emrat

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar sot se ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve që do plotësojnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Në një njoftim për mediat, KLGJ bën me dije se të tre kandidatët, Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ervin Pupe janë përzgjedhur si kandidatë dhe tashmë të tre emrat janë dërguar tek Presidenti për miratim.

Më tej shtohet se po vijon puna për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, dhe është vendosur në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapja e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për plotësimin e pozicioneve të tjera të lira në Gjykatën e Lartë.

NJOFTIMI I PLOTË

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton opinionin publik se pas plotësimit të kuadrit ligjor, hapi procedurat e kandidimit për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, për tre pozicione të lira. Një në fushën e të drejtës administrative, një në fushën e të drejtës civile dhe një në fushën e të drejtës penale. Në përfundim të procedurave të kandidimit për secilin nga pozicionet e lira të shpallura, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për të gjithë konkurrentët, si dhe vlerësimin sipas meritave të kandidatëve të kualifikuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e tre kandidatëve, konkretisht:

Me Vendimin nr. 110, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Sokol Sadushaj; Me Vendimin nr. 111, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ervin Pupe; Me Vendimin nr. 111, datë 27.2.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi: T’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda.

Pas bërjes përfundimtar të vendimeve të mësipërme, sot Këshilli i Lartë Gjyqësor ia përcolli ato Presidentit të Republikës, për të vlerësuar dhe vendosur emërimin e kandidatëve të propozuar. Këshilli i Lartë Gjyqësor po vijon procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për kandidatin për pozicionin e katërt nga radhët e juristëve të spikatur, si edhe vendosi në mbledhjen e datës 26.2.2020 hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për plotësimin e pozicioneve të tjera të lira në Gjykatën e Lartë.

Tre kandidatët Ilir Panda, Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe kanë zhvilluar javën e kaluar intervistat para Këshillit të Lartë Gjyqësor ku bënë publike platformën e tyre. Të tre kishin pikë të përbashkët zgjidhjen e problemit të dosjeve, ku thanë se ngërçi mund të zgjidhej me grupim çështjesh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin pupe ilir panda sokol sadushi vakanca ne gjykaten e larte ervin pupe ilir panda sokol sadushi vakanca ne gjykaten e larte

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 14:24

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka zhvilluar sot një protestë  para Drejtorisë së Policisë, për t’i bërë thirrje institucioneve shtetërore që të r...