Ardi Veliu takohet me homologun belg në Tiranë, e prezanton me punën e OFL-së
5 Mars 2020, 13:30Nga DOSJA
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, Marc de Mesmaeker. Sipas një njoftimi nfga zyra e medias se Policisë, gjatë takimit u vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet e bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe asaj belge.
Veliu bëri prezent për homologun dhe delegacionin belg, rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në drejtim të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, mënyrën e funksionimit të OFL-së në zbatim të Aktit Normativ të datës 31 janar 2020 dhe e njohu me rezultatet e arritura. Nga ana tjetër Marc De Mesmaeker vlerësoi rezultatet e deritanishme të OFL-së, përpjekjet dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe punën e përbashkët të skuadrave hetimore.
Veliu falënderoi de Mesmaeker për vlerësimin dhe mbështetjen dhe theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar, duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Gjatë takimit u ra dakord që të punohet në drejtim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet FAST-it dhe strukturave homologe, për rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë rrugore dhe atë të rendit.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Fierit, Yllka Beci ka sqaruar deklaratën e saj para kamerave që bëri xhrion e mediave ditën e sotme, teksa u s...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar Formularin e deklarimit të burimit të pasurisë tek biznesmeni kontravers, Mond Bega, i njohur edhe si Edmond...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka humbur një prej gjyqeve, ku ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha. Njoftimi është dhënë nga avokati Dorian Matlija, i cili ...
TROPOJË- Bashkia Tropojë ndëeron me titullin ‘Qytetar Nderi’, Zarife Hasanajn, e cila humbi jetën në krye të detyrës në Letoni. Sipas bashkisë, nëntetarja ...
TIRANË– U bë kohë që nuk kam shkruar për jetën në Shqipëri. Më poshtë kam renditur, me pak ironi, disa nga zakonet dashamirëse të shqiptarëve.1—Gjithmonë m...
TIRANE- Botuesi dhe pronari i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili ka dalë në një konferencë në hotel “Rogner”, ku ka shpjeguar versionin e tij ...
Fier- Detaje të reja kanë dalë nga helimi masiv që ndodhi ditën e djeshme në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. “Abc news” raporton se një nga nxënësit që është ...
FIER– Mëngjesi i sotëm ka nisur sërish me probleme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, pasi një tjetër nxënëse dyshohet se është helmuar dhe është transpotuar ...