Aktualitet

5 Mars 2020, 14:24 Nga DOSJA

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka zhvilluar sot një protestë  para Drejtorisë së Policisë, për t’i bërë thirrje institucioneve shtetërore që të reagojnë kundër dhunës ndaj grave e vajzave. Gjatë protestës simbolike me moton “Gruaja denoncon-policia injoron”, aktivistët kanë denoncuar para mediave dhunën e ushtruar ndaj grave vitin e kaluar, ku 4629 gra në Shqipëri kanë raportuar në polici dhunën ndaj tyre. Pas deklaratës për media, aktivistet dhe aktivistët kanë vijuar me aksionin simbolik vetëdijësues ku kanë vendosur një mesazh me grafit në murin e jashtëm në hyrje të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

DEKLARATA E PLOTË

Aktivistet dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri kanë zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp dhe një aksion simbolik përpara hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, për t’u bërë thirrje publike institucioneve ligjzbatuese të jenë në lartësinë e detyrës në parandalimin e dhunës dhe krimeve ndaj grave dhe vajzave. Aktivistja Evi Veliu ka denoncuar para mediave dhunën e ushtruar ndaj grave vitin e kaluar, gjatë të cilit 4629 gra në Shqipëri kanë raportuar në polici dhunën ndaj tyre. 12 gra janë vrarë vjet, ndërsa 5 gra të tjera janë vrarë që në fillim të këtij viti. Evi Veliu shtoi se Policia dështoi të mbronte edhe gra që kishin urdhër mbrojtjeje. Institucionet nuk po ofrojnë siguri dhe mbrojtje për gratë e rrezikuara. Nuk po mbajnë përgjegjësi për dështimin e hallkave të tyre. Kjo është rrjedhojë e mendësisë dhe politikave të gabuara që janë ngulitur në institucione dhe në kulturën socio-politike. Përveç diskriminimit shtresor dhe pabarazisë ekonomike, gruas i shtohet edhe shpërfillja institucionale.

Muaji mars vjen me pranverën dhe gjallërimin, jo vetëm të tokës por edhe të shoqërisë. Por, çka nuk vjen me ndryshimin e stinëve është vëmendja e duhur për gjysmën e shoqërisë. Sado që gjërat ndryshojnë, shtypja e të drejtave të grave, shfrytëzimi i egër ekonomik ndaj tyre, dhuna struktore dhe direkte ngelen të paadresuara. Pra 8 Marsi nuk ka arsye të përjetohet si një tjetër “festë” për konsum masiv. 8 Marsi nuk ka përse të shërbejë si datë për qetësim të ndërgjegjes, por për shqetësim e organizim kolektiv përgjatë gjithë vitit. Prandaj, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri e kanë shpallur sot marsin si muaj angazhimi për gratë e vajzat, me barazinë si pikënisje e vazhdimisht si synim. Shoqëria sot u kërkon më shumë sakrifica grave sesa burrave për t’u angzhuar në sferën publike. Kërkesa është që gruaja të heshtë, pavarësisht shypjes në familje, komunitet, shoqëri, në punë apo më gjerë. Nëse ajo hesht bëhet viktimë, nëse reagon e bëjnë viktimë. Shumë gra përjashtohen nga sfera publike përmes patrialkalizmit që e karakterizon sistemin ekonomiko-politik në Shqipëri. Politikat institucionale janë më larg nga të drejtat e grave, se ç’janë gratë nga politikja.

Roli i nënshtruar dhe i nëpërkëmbur i gruas përforcohet në ato plot raste që mbahen të fshehta apo që nuk shfaqin arsyet reale. Duke interpretuar qëllimet e dhunuesit, shkaqet e vrasjeve bien mbi gruan viktimë. Dhunuesi pasqyrohet me tipare jo-normale por vrasja e grave pothuajse shndërrohet në normalitet. Për të ndalur këto krime nevojitet ndërhyrja e të gjitha institucioneve të posaçme – shtetërore, mediatike dhe të protestës. Pas deklaratës për media, aktivistet dhe aktivistët kanë vijuar me aksionin simbolik vetëdijësues ku kanë vendosur një mesazh me grafiti në murin e jashtëm në hyrje të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në mesazh shkruhej: “Gruaja denoncon – policia injoron”. Policia e ka tensionuar pak situatën duke tentuar të ndalojë aktivistë të ndryshëm të Lëvizjes dhe duke i ndjekur ata në rrugë edhe pas aktivitetit, por pa sukses. Gratë dhe vajzat janë potencial i pazëvendësueshëm shoqëror. Për aq sa ky potencial do të mbahet i dhunuar dhe i ndrydhur, lufta jonë kundër shtypjes do të jetë edhe më këmbëngulëse si edhe synimi ynë drejt emancipimit. Rezistenca nuk është durim në heshtje, por përpjekje e organizuar. Jo shtypje gjinore, Po barazi në të drejtat njerëzore!

Kjo protestë vjen pak ditë pasi Shqipëria u trondit nga dy krime të rënda ku vitkimë ishin gratë, por dhe pas rasteve të publikuara në media ku burrat kanë rrahur bashkëshortet e tyre. Javën e kaluar një grua në Rrëshën e një tjetër në Durrës, mbetën viktimë e dhunës nga bashkëshorti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll