Aktualitet

U siguronin qytetarëve karta identiteti të falsifikuara italiane në këmbim të shumës 12,000 €, shkatërrohet banda krimi

5 Mars 2020, 15:00 Nga DOSJA
U siguronin qytetarëve karta identiteti të falsifikuara italiane

ITALI- Autoritetet Italiane, kanë shkatërruar një grup kriminal të përbërë nga  italianë dhe shqiptarë të cilët merreshin me trafikim emigrantësh. Gjatë operacionit i cili ishte koduar “Taken”, u arrestuan 4 shqiptarë dhe 4 italianë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndërkohë që 18 të tjerë janë vënë nën hetim dhe kryesisht në territorin e Xhenovas, Imperia, Savona e Palermo.

Sipas mediave vendase ata u siguronin karta identiteti të falsifikuara qytetarëve kundrejt shumave 1000 deri në 12,000 euro, ku nëpërmjet tyre ata kalonin përmes Xhenovas në Britaninë e Madhe.

Ky grup ishte krijuar në bashkëpunim me disa siçilianë në Palermo, të cilët kishin si detyrë të krijonin identitetet e rreme e të përgatisnin materialet e falsifikuara si për kartat e identitetit ashtu dhe për pronësi automjetesh, kartash telefoni, banesa etje, duke nxjerrë një përftim prej disa mijëra euro në muaj.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoritetet italiane shakterrohet banda kriminale ne iatli autoritetet italiane shakterrohet banda kriminale ne iatli

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Mars 2020, 14:24

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka zhvilluar sot një protestë  para Drejtorisë së Policisë, për t’i bërë thirrje institucioneve shtetërore që të r...