Bota

Veseli akuza Kurtit: Po punëson familjarë e po kërcënon marrëdhëniet me SHBA-në

5 Mars 2020, 13:45 Nga DOSJA
Veseli akuza Kurtit: Po punëson familjarë e po kërcënon

KOSOVË- Kryetari i opozitës, Kadri Veseli ka deklaruar se qeveria e re e Albin Kurtit ka dështuar, raporton Gazeta Express. Veseli është shprehur se Qeveria Kurti ka rritur numrin e këshilltarëve politikë, dhe ka punësuar familjarë e militantë.

“Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën. Thuhen shumë fjalë vetëm për t’i ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë. Zvogëlohet numri i zëvendësministrave, por pakuptueshëm rritet numri i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët”, ka shkruar Veseli.

Kadri Veseli ka akuzuar Kurtin se Qeveria e tij po kërcënon dhe dobëson marrëdhëniet me SHBA-në.

“Në vend që Kosovës t’i ofrohet siguri dhe forcim në marrëdhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë”, ka shkruar kryetari i PDK-së në Facebook.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kadri veseli albin kurti kadri veseli

Sondazh

Poll