Sport

Arratiset Tirana/ Shehi “ngec” në debutim, Teuta fut në krizë Partizanin me një “teke” Martini

4 Mars 2020, 19:27 Nga DOSJA
Arratiset Tirana/ Shehi “ngec” në debutim, Teuta fut në

Tirana fiton 0-2 ndaj Flamurtarit në Vlorë dhe duke përfituar nga hapat e gabuar të Kukësit dhe Partizanit bën një hap të madh drejt titullit të 25-të kampion.

Një autogol i Vrapit në minutën e 32-të dhe goli i Cobinah në fundin e sfidës u mjaftoi bardhebluve për të marrë maksimumin e pikëve në një transfertë sa të lehtë në letër aq të vështirë në fushën e blertë. Gjithsesi, për ekipin e drejtuar nga Egbo kanë shumë rëndësi pikët maksimale.

Fitorja pa shumë bujë e Tiranës mori më shumë vlerë nga barazimi i Kukësit 0-0 në “Elbasan Arena” përballë Vllaznisë, që zhvilloi një ndeshje me nivel të lartë, duke e vënë në vështirësi serioze skuadrën verilindore.

Një debutim ky që nuk i lë shije të mirë Orges Shehit, për të cilin është kusht titulli kampion, objektiv edhe më i vështirë me këto dy pikë të lëna ndaj shkodranëve.Tjetër zhgënjim për Partizanin, që u mposht 0-1 në “Selman Stërmasi” nga Teuta, duke dalë përfundimisht jashtë garës për titullin kampion.

Goli i Sherif Kallakut në minutën e 68-të, pas spondës me kokë të Gomez, rezultoi vendimtar në përcaktimin e rezultatit. Edhe në këtë ndeshje ra në sy paaftësia e dy sulmuesve të Partizanit, Brown dhe Solomon, për të shënuar gola të thjeshtë, madje edhe me portën gjysmë të boshatisur.

Triumf i parashikueshëm 2-0 i Skënderbeut në Korçë përballë një Luftëtari praktikisht të rënë nga kategoria. Golat u shënuan nga Mensah në pjesën e parë dhe Jashanica në fraksionin tjetër.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kategoria superiore skuadra e tiranes kategoria superiore skuadra e tiranes

Sondazh

Poll