Sport

Ish-e dashura e Maradonës trondit me sekretin e saj

4 Mars 2020, 16:32 Nga DOSJA
Ish-e dashura e Maradonës trondit me sekretin e saj

ARGJENTINË- Rocio Oliva, ish e dashura e Diego Maradonës ka folur për ndarjen e tyre. Ajo ka treguar se ata janë ndarë para Krishtlindjes, por vendimin e kishte marrë që në muajin tetor. Oliva ka treguar arsyet e ndarjes me “Pibbe del Oro” dhe gjithçka nisi me historinë e babait të saj. Rocio ka humbur babanë kur ka qenë 12 vjeçe për shkak të një vrasjeje që e ka parë me sytë e saj. Rocio Oliva i kishte kërkuar ndihmë Maradonës, por nga ish-futbollisti mori vetëm injorim.

“Mbaj mend se një herë më ka bërë të shkruaj një letër, sepse i kishte thënë avokatit të tij ‘të ndihmonte Rocio-n dhe unë i besova. Më ka bërë të shkruaj një letër, të asaj që kishte ndodhur dhe për atë që mbaja mend nga ai moment. Kam kaluar një javë duke rënë në gjumë shumë vonë, duke mbajtur mend përsëri gjithçka.

E kam shkruar letrën, më është dashur shumë kohë, e kam dorëzuar dhe nuk më ka thënë më asgjë. Do ta kenë hedhur. Dua të them, një histori që për ata nuk kishte asnjë rëndësi. E vërteta është se në atë pikë ishte një çështje shumë e rëndësishme për mua dhe nuk kam marrë asnjë ndihmë” -Ka shpjeguar Rocio Olivia.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego maradona pibbe del oro rocio oliva diego maradona pibbe del oro rocio oliva

Sondazh

Poll