Politike

Këshilltari i CDU/CSU: SPAK është përgjegjës për vjedhjen e votave në Dibër, pa hetim s’ka negociata (VD)

4 Mars 2020, 20:18 Nga DOSJA
Këshilltari i CDU/CSU: SPAK është përgjegjës për

GJERMANI- Në Gjermani në Bundestag është mbajtur ditën e djeshme një konferencë për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit bëhet me dije se në takim ka qenë Susanne Schütz, deputete gjermane, Odeta Barbullushi nga qeveria shqiptare, Bojan Marichikj nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, Manuel Sarrazin nga Partia e Gjelbër si dhe Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU.

Përfaqësuesja e Shqipërisë nga Odeta Barbullushi, e cila prezantoi arritjet e Reformës në Drejtësi me fokus tek Vettingu, si një argument kryesor për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Barbullushi gjatë takiit është përballur me një pyetje të cilës nuk i dha përgjigje dhe u vu në siklet, pasi të pranishmit i thanë nëse ajo do ishte bërë zëvendës ministre, nëse nuk do të kishte qenë kushërirë e ministrit të Jashtëm të asaj kohe.

Nga ana tjetër Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU, theksoi se deputetët e CDU po punojnë me kolegët e tyre holandezë, që ata të mos vënë veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë. “Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave por, sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë. Raporti i Komisionit Europian që u publikua dje nuk e përmend fare këtë problem dhe kjo nuk është pozitive”, tha ai. (Deklarata në minutën e 56:36)

Po ashtu ai tha se është e papranueshme që të mos hetohet vepra penale e votëblerjes për të cilën është shprehur qartësisht Bundestagu; dosja po hidhet si në patate e nxehtë nga zyrat e prokurorisë sa në Dibër e në Tiranë megjithëse përgjegjës për të eshtë qartazi SPAK-u. (Deklarata në minutën 60) Falenski tha se hetimin për blerjen e votave duhet të jetë proces kyç për hapjen e negociatave.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hans-joachim falenski kryekëshilltari i cdu odeta barbullushi hans-joachim falenski kryekëshilltari i cdu odeta barbullushi

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 16:24

Alba Balla

Alba Balla1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...