Aktualitet

Shemben 30 objekte në Astir, banorët: Nuk jemi lajmëruar! Balliu: PD-ja do u përgjigjet cent më cent qytetarëve

5 Mars 2020, 06:20 Nga DOSJA
Shemben 30 objekte në Astir, banorët: Nuk jemi lajmëruar! Balliu:

TIRANË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Forcat e Rendit dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Astirit, për shembjen e  30 ndërtesave, në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në “Unazën e Re”, në lotin e dytë. Policia ka bllokuar një nga akset rrugore në këtë zonë, duke mos lejuar qarkullimin e makinave. Trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit deri tek ish-sheshi Shqiponja dhe automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin.

Ndërkohë banorët e zonës kundërshtojnë shembjen e godinave. Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për shembjen e tyre. Banorët shprehen që nëse banesat e tyre do të shemben ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë nga shteti. “Nuk na kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar për këtë vendim. Vetëm kur erdhi policia na thanë të dilnim nga banesat. Do të bëjmë luftë aq sa të mundemi, nuk do t’i lejojmë”, është shprehur një prej banorëve. Ndërsa një tjetër ka deklaruar se shteti po iu shkatërron jetën, pasi po iu prish shtëpinë që kanë ndërtuar.

Në mbështetje të banorëve ndodhet edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është shprehur se kontrata e Partisë Demokratike me banorët e Unazës së Re, vijon të jetë e vlefshme dhe nuk do t’i hiqet asnjë gërmë. Ish-deputeti shtoi gjithashtu se qeveria ka nisur punimet e këtij loti pa mbaruar hetimet, dhe se kjo gjë tregon se ata punojnë si mafia.

Cent për cent me çmimin e tregut dhe të gjithë përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi. Partia Demorkatike nuk i fshihet kësaj kontrate. Këtë prishje të sotme kanë ardhur dhe e kanë bërë pa asnjë letër. Dhe prandaj është bërë kaos me trafikun, sepse këta punojnë si mafia dhe kanë armiq qytetarët shqiptarë. Po sëmurin fëmijët nëpër shkolla dhe po bëjnë shqiptarët të vrasin veten nëpër burgje se nuk kanë paguar drita. Banorët e Unazës së Re kishin dy mundësi. Njëra prej tyre ishte të vriteshin me këta policë. Qytetarët nuk e kanë me policët por me kryebashkiakun Veliaj dhe me kryeministrin Rama. Nuk është e pranueshme që këta banorë të përgjaken me policinë në mënyrë që të fusë lekët në xhep Rama dhe Veliaj. 20 mln euro 1 km nuk rezulton në asnjë vend të botës. Më thoni një emër të arrestuar për vjedhjet që janë bërë për këto shtatë vote në Shqipëri. Vetëm qytetarët janë burgjeve sepse nuk kanë paguar dot dritat. Misioni i qeverisë është që të ndërtojë kulla mbi gjakun e Shqipërisë. Këtë tender të lotit dy e ka marrë Salillari, por ky ka qenë në hetim dhe ende pa përfunduar hetimet nuk mund të ndërtohet. Ndërkohë ndërtimet vijojnë sepse këtu ka mafia. Partia Demokratike do u përgjigjet cent më cent sepse është e drejta e tyre dhe u takon me ligj. Nuk po u bëjmë asnjë nder, por thjesht po respektojmë ligjin. Nuk do të harrohet asnjë lot i derdhur nga nënat e këtij vendi, asnjë fëmijë i marrë zvarrë dhe asnjë përplasje me këtë polici të inkriminuar që deri dje na mbillte kanabis,“- tha Balliu.

Një nga banorët e zonës së Astirit, ku sot nisi aksioni për shembjen e 30 banesave të tjera është shprehur nuk do të shkulet nga Zona e Unazës së Re. I nervozuar, përpara kamerave, banori tha se nuk i del shpirti pa e parë Ramën përpara drejtësië, teksa shtoi edhe pjesën e Kaninit. Banori tha se Artan Lame, të cilin e quajti kufomë, kur të përmendë Sali Berishën duhet të shikojë veten sepse nuk është as sa çorapi i Berishës. Banori akuzoi edhe ambasadorët që vijnë në Shqipëri dhe tha se ata marrin gratë dhe vajzat e i çojnë nëpër hotele. Prej më shumë se një viti banorët e Astirit kundërshtojnë projektin “Unaza e Madhe”, pasi sipas tyre është korruptiv dhe u prek banesat. Shumë protestues janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale dhe kushdo që shkel ligjin hyn në burg. Vetë IKMT-ja është distancuar nga të gjitha ankesat e banorëve teksa shprehet se vendimi për shembjen e këtyre banesave është marrë që në vitin 2018 dhe pak minuta para se të nsite aksioni, qytetarët kanë marrë dokumentin përkatës. 

J.V/f.m/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt zbarkon në astir nis shembja e 30 objekteve në astir unaza e madhe ikmt zbarkon në astir nis shembja e 30 objekteve në astir unaza e madhe

Sondazh

Poll