Aktualitet

S’i ndaloi Policisë, shoferi i “Audit” sjell ‘rrotull’ efektivët e Elbasanit, braktis makinën dhe zhduket nëpër r

4 Mars 2020, 19:37 Nga DOSJA
S’i ndaloi Policisë, shoferi i “Audit” sjell

ELBASAN– Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit. Mësohet se gjatë pasdites së sotme ‘blutë’ e qytetit i janë vënë pas një makinë tip “Audi” me targa AA919YM, shoferi i të cilës nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar.

Pasi drejtuesi i mjetit ka pikasur se Policia po e ndiqte, ka braktisur mjetin në lagjen ‘Vullnetari’ dhe është larguar nëpër rrugicat e lagjeve të qytetit.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor po ushtrojnë kontrolle tek mjeti i braktisur, ndërsa po kërkohet edhe pronari i “Audit”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e elbasanit elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll