Aktualitet

8 mln euro drogë nga porti i Durrësit në Torino, shkatërrohet grupi shqiptar që sillte kokainë e hashash nga Bogota. Prang

4 Mars 2020, 16:32 Nga DOSJA
8 mln euro drogë nga porti i Durrësit në Torino,

ITALI- Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup trafiku narkotikësh, i cili transportonte drogë nga Amerika Latine drejt shtetit fqinj, Italisë. Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 4.5 ton marijuanë dhe kokainë, e cila nëse do të arrinte tregun do të kapte vlerën e 8 milion eurove.

Mësohet se droga nga Shqipëria nisej nga porti i Durrësit nëpërmjet kanalit të Otrantos, ndërsa nga Amerika Latine vinte nga kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota.

Sipas autoriteteve italiane, korrierët dhe personat kyç të trafikut të drogës janë shqiptarë. Ndërkohë deri më tani janë arrestuar 15 persona që kanë pasur detyrën e “korrierit”.

Ndër të arrestuarit është edhe një 33-vjeçar shqiptar, i cili konsiderohej si bos i kokainës. Të gjithë të dyshuarit janë përgjuar nga policia në komunikimet që kanë pasur në rrjetet sociale, internet dhe në telefonat e tyre celularë.

Trafikantët italianë në bashkëpunim me shqiptarin 33-vjeçar kishin marrë shtëpi me qira pranë bregdetit të Adriatikut, ku edhe ruanin drogën derisa e trafikonin deri në Puglia apo Molise.

Në një rast, karabinierët e Torinos gjetën tonelata droge në një vilë në bregdetin e Termolit, sasi e cila ishte nisur nga Shqipëria.

Trafikantët shqiptarë pas një defekti në motorin e gomones të nisur nga kanali i Otrantos kishin hedhur disa ton marijuanë në det, sasi e cila më pas u tërhoq nga bashkëpunëtorët italianë. Por uji nuk ishte e vetmja rrugë transporti. Karabinierët italianë zbuluan gjithashtu edhe dy shqiptarë që niseshin me fluturime të posaçme dhe transportonin dhjetëra kilogram kokainë që i fshihnin në bagazhe.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll