Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Tiranë, Policia: Njërit i gjetëm kokainë në xhepin e xhupit, tjetri dhunoi bashkëjetuesen

4 Mars 2020, 14:22 Nga DOSJA
Arrestohen 2 persona në Tiranë, Policia: Njërit i gjetëm

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se sot është arrestuar një 240vjeçar i identifikuar si E.M., pasi gjatë një kontrolli të kryer nga”Shqiponjat” i është gjetur një sasi kokaine në xhepin e xhupit. Po ashtu një 29-vjeçar i identifikuar si D.S. është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.

“Nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. M., 24 vjeç, banues në Tiranë. Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, duke patrulluar në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë konstatuar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit, i kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 29 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në rrugën “Violeta Manushi”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses“, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane dhune ne familje kokaine ne tirane policia tirane arrestime ne tirane dhune ne familje kokaine ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll