Aktualitet

Aksident në Fushë-Dukat, 60-vjeçari përplaset nga skrepi, ndërron jetë në vend (EMRI+VD)

4 Mars 2020, 17:33 Nga DOSJA
Aksident në Fushë-Dukat, 60-vjeçari përplaset nga skrepi,

VLORË– Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar nga një mjet ndërtimit i llojit “skrep”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Dukat dhe si pasojë ka ndërruar jetën Novruz Havaraj, i cili në momentin kur mjeti i ndërtimit po kryente punime ka qënë në anë të rrugës. 

Ende nuk dihen detaje lidhur me shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesi i skrepit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja por po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë. Si pasojë 60 vjeçari N.H ka humbur jetën.

Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore novruz havaraj aksident ne vlore novruz havaraj

Sondazh

Poll