Aktualitet

Shkatërrohet organizata e trafikut në Spanjë. Arrestohen 14 persona, mes tyre edhe shqiptarë

4 Mars 2020, 18:51 Nga DOSJA
Shkatërrohet organizata e trafikut në Spanjë. Arrestohen 14

SPANJË -Policia e Spanjës ka arrestuar 14 persona, të  ciëlt i përkasin kombësive të ndryshme. Sipas mediave të huaja, ata janë arrestuar më akuzën për trafikim droge dhe kryesisht të marijuanës, gjithashtu bëhet me dije se mes të arrestuarve ka dhe shtetas shqiptarë. Po ashtu raportohe se se organizata kriminale e trafikut të drogës operonte në disa vende europiane.

Operacioni kishte nisur në mars të kaluar kur një grup i përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare po hetohej për zotërimin e një plantacioni të brendshëm marijuane në qytetin verilindor spanjoll të Reusit, e cila më pas transportohej në Francë, Holandë, Gjermani, Itali, me një  çmimi të lartë.

Mësohet se transporti kryhej nga Barcelona me ndihmën e kamonëve të cilët dërgonin 3 herë në muaj ngarkesa me 200 kg substanca narkotike të paketuara. Policia gjatë operacionit ka sekuestruar 10 mijë euro të gatshme dhe 200 kg lëndë narkotike të paketuara.

Janë sekuestruar po ashtu 10 mijë euro Të arrestuarit do të gjykohen për akuzat krime kundër shëndetit publik, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje e energjisë elektrike.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje policia e spanjes spanje arrestohen shqiptaret ne spanje policia e spanjes spanje

Sondazh

Poll