Aktualitet

“Gati-tu! Para në pozicione”/ Njerëz të ‘eliminuar’ shtrihen në tokë, të shtëna me armë e kamiona, ushtarët shq

4 Mars 2020, 19:21 Nga DOSJA
“Gati-tu! Para në pozicione”/ Njerëz të

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar videon nga stërvitja e trupave shqiptare të Forcës Tokësore. Ministrja bën me dije se batalioni i III i këmbësorisë në Poshnje testoi për 72 orë pa ndërprerje aftësitë e efektivëve në skenarë të ndryshëm, ditën dhe natën.

Në video paraqiten aksione me armë, ku efektivët ndërhyjnë dhe “eliminojnë” të gjithë personat e rrezikshëm duke i lënë të shtrirë në tokë.  Ndërsa në momente të tjera përballen me turma huliganësh.

“Gati-tu! Në pozicion. Para!,”-dëgjohet teksa thotë komandanti i batalionit duke i vënë në pozicionin e duhur të gjithë vartësit e tij.

Trupat tokësore gjithashtu testuan aftësitë për krijimin e pikave të kontrollit në mjedise jo të sigurta dhe terren të panjohu goditjen e objektit, e deri patrullimin në këmbë dhe me mjete.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet forcat tokësore olta xhacka forcat tokësore olta xhacka

Sondazh

Poll