Aktualitet

Ishin në vëzhgimin e policisë prej kohësh. Ja kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali për trafik droge (EMRAT)

4 Mars 2020, 17:33 Nga DOSJA
Ishin në vëzhgimin e policisë prej kohësh. Ja kush janë

ITALI-Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme nga policia Italiane pasi ato akuzoheshin për tafik droge. Mediat vendase kanë bërë me dije se të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë  me iniciale Fati Xeka, 37-vjeç dhe një Rober Lusha, 39-vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë

Shqiptari  Fati Xeka, është i njohur për policinë Italiane që nga viti 2007 për trafikun e heroinës ku dhe është arrestuar disa herë. Zona në të cilën Xeka trafikonte heroinën ishte ajo e Emilia Est.

Po ashtu edhe bashkëpunëtori i tij Lusha Rober, i cili jetonte në të njëjtën shtëpi me të ishte emër i njohur për trafikimin e kokainës. 39-vjeçari ishte duke vuajtur një dënim 4-vjeçar për sasi të mëdha të trafikut të heroinës, dënim që e kishte marrë në vitin 2018 në Parma.

Zona ku Lusha vepronte për trafikun e heroinës ishin Brescia dhe Bergamo, ku në fakt ishte arrestuar në vitin 2017 pas një operacioni të madh antidrogë. Në 2017 agjentët antidrogë i kontrolluan shtëpinë dhe brenda saj gjetën 256 gramë heroinë me cilësi të mirë, një peshore dhe 650 euro para të gatshme. Droga e gjetur kapte vlerën prej 28,000 €.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arresohen shqiptaret fati xeka policia ne itali rober lusha arresohen shqiptaret fati xeka policia ne itali rober lusha

Sondazh

Poll