Politike

Paloka akuza Ramës pas zgjedhjes së Avokatit të Shtetit: Ka mbrojtur ty në gjyqe kundër opozitës, po kap institucionet

4 Mars 2020, 19:36 Nga DOSJA
Paloka akuza Ramës pas zgjedhjes së Avokatit të Shtetit: Ka

TIRANË- Nën kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes së Enkelejda Muçës, si Avokate e Shtetit. Në një reagim në Facebook, Paloka shkruan se Muçaj më herët ka qenë avokate e Ramës, duke mbrojtur në gjyqet kundër medias dhe opozitës, një fak i bërë publik dhe nga Dosja.al. Më tej në reagimin e tij ish-deputeti shton se Rama nuk po mjaftohet me kapjen politike të gjithë institucioneve të shtetit, por po kap institucionet me njerëzit e rrethit të tij personal.

“Shteti privat i Edvinit! Avokatja e tij personale emerohet Avokate e Shtetit. Kjo qe shihni ne foto eshte Enkelejda Muca ! Deri dje ishte avokatja personale e Edvinit. Kjo perfaqesonte Edvinin ne gjyqin kunder meje , gjyq ku une u denova per “shpifje” sepse kisha deklaruar qe Saimir Tahiri dhe per pasoje dhe shefi i tij, kishin lidhje me krimin ( sot Tahiri eshte i denuar po jam dhe une qe e akuzova, i denuar per “shpifje” !!!) . Pervec ketij fakti , me kembenguljen e Rames dhe “argumentimin” e avokates se tij, une u denova me nje nen qe nuk ekziston me ne Kodin Penal, pasi shpifja eshte dekriminalizuar prej kohesh. Po me qe Rama me donte patjeter ne burg, dhe me arrogancen e injorantit ngulte kembe ne kerkesen e tij (pavarsisht se Kodi Penal nuk ja jepte kete mundesi) avokatja Muca, duke qene e vetedijshme se po kerkonte dicka absurde, i qendroi deri ne fund kerkeses se shefit !

Kete zonja e beri me mua, por e ka bere dhe ne dhjetra gjyqe te tjera ndaj perfaqesuesve te opozites dhe gazetareve duke zbatuar verberisht e pa asnje fije profesionalizem urdherat prej injoranti hakmarres te shefit te saj! Nga sot kjo do te jete Avokatja e Shtetit… Rama nuk po mjaftohet me , me kapjen politike te gjithe institucioneve te shtetit. Jo , ai po i kap institucionet me njerzit e rrethit te tij personal. Keshtu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet ne duart e sektit te “rilindjes”, tani po e kufizon e po e ngushton edhe me shume rrethin, tek familjaret dhe lidhjet personale te tij dhe bashkeshortes se tij. Ne fakt kthimin ne prone familjare te PS, e shpalli ne Kongresin qe sapo mbylli duke marre vendimin qe organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga nje burre e nga nje grua, pasi ju kishte nxjerre Linden te mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kerkon qe dhe gjithe institucionet e shtetit te kene te njejtin fat!”, shkruan Paloka.

Qeveria sot me anë të një vendimi ka zgjedhur Avokatin e ri të Shtetit. Sipas vendimit bëhet me dije se avokati i ri do jetë Enkelejda Muçaj, e cila do zëvendësojë në këtë detyrë Artur Metanin, i zgjedhur si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avokati i shtetit avokatja e rames edi paloka edi rama enkelejda muçaj avokati i shtetit avokatja e rames edi paloka edi rama enkelejda muçaj

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 16:24

Alba Balla

Alba Balla1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...