Politike

Qeveria zgjedh Avokatin e ri të Shtetit, Artur Metani zëvendësohet nga Enkelejda Muçaj

4 Mars 2020, 15:02 Nga DOSJA
Qeveria zgjedh Avokatin e ri të Shtetit, Artur Metani

TIRANË- Qeveria sot me anë të një vendimi ka zgjedhur Avokatin e ri të Shtetit. Sipas vendimit bëhet me dije se avokati i ri do jetë Enkelejda Muçaj, e cila do zëvendësojë në këtë detyrë Artur Metanin, i zgjedhur si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

VENDIMI I PLOTË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Artur Metani pak javë më parë është zgjedhur në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, institucion që do kontrolle gjyëtarët dhe prokurorët. Pas zyrtarizimit të Metanit në krye të ILD, Kuvendi miratoi një paketë ligjore që i shtoi atij kompetencat.

Po kush është Enkelejda Muçaj që zëvendëson Metanin si Avokate e Shtetit? 

Enkelejda Muçaj ka një përvojë të gjerë në kryerjen e proceseve gjyqësore në çështje mjedisore dhe këshillon klientët në sektorin e minierave dhe telekomunikacionit për dokumentimin dhe ndarjen e rrezikut mjedisor, në transaksionet e pasurive, përfshirë blerjet, privatizimet dhe financimet e projektit. Enkelejda ka vepruar si pjesë e ekipit të këshilltarëve juridikë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në aktivitete të ndryshme të financimit të projektit, dhe ka vepruar si Këshilltar Ligjor i Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë (pozicioni i mbajtur në vitet 1998-2000).

(A.B. Dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur metani avokati i shtetit enkelejda muçaj vendimi i qeverise artur metani avokati i shtetit enkelejda muçaj vendimi i qeverise

Sondazh

Poll