Politike

Hajrat miqtë e të gjithëve, zbulohet FOTO e Altinit duke festuar me ish-kryebashkiakun e Ramës në Shijak

4 Mars 2020, 17:47 Nga DOSJA
Hajrat miqtë e të gjithëve, zbulohet FOTO e Altinit duke festuar

TIRANË- Anëtarët e fisiT të Hajrave në Shijak, janë bërë sërish sot personazhi kryesor mediatik. Gjithçka nisi pas publikimit të një fotoje, ku Presidenti Ilir Meta, vite më parë, në kohën kur ishte kreu i LSI, kishte shkuar në resortin “Golden” në Shijak, pronë e fisit Hajri që tashmë është sekuestruar nga GjykatA Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Por duket se pjesëtarët e fisit Hajri kanë miqësi me politikanë pavarësisht krahut se në cilën parti bëjnë pjesë. Dosja.al ka siguruar sot një foto e cila është shpërndarë sot, ku shihet Altin Hajri duke festuar me Ardian Kokomanin, ish-kreun e Bashkisë Shijak.

Sipas asaj që shihet, Ardian Kokomani, është duke festuar fitoren e zgjedhjeve, që mendohet se foto është shkrepur në vitin 2015. Në atë kohë Kokomani është zgjedhur kryetar bashkie dhe ka zgjedhur që këtë ngjarje ta festojë me Altin Hajrin.

Deri tani Hajrat kanë dalë në foto me Ilir Metën e Lefter Kokën, por dhe me socialistë si Ardian Kokomani. Kjo tregon që Hajrat janë miqtë e të gjithëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike altin hajri ardian kokomani hajrat miqtë e të gjithëve altin hajri ardian kokomani hajrat miqtë e të gjithëve

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 16:24

Alba Balla

Alba Balla1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...