Politike

Ambasadorja Yuri Kim 2 orë takim “kokë më kokë” me Etilda Gjonajn, ç’i kërkoi e dërguara amerikane ministres së Dr

4 Mars 2020, 15:54 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim 2 orë takim “kokë më kokë”

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka patur sot një takim dy orësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ambasadorja e SHBA-së në Tiranë e ka nxitur ministren Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs me zhvillimin e Reformës në Drejtësi.

Ndërkohë që nga të dyja palët ende nuk ka pasur një reagim lidhur me takimin, as nga ana e ambasadores Kim. Zakonisht pas çdo takimi ajo publikon në faqen zyrtare të Ambasadës detaje nga takimet dhe kryefjalën e tyre. 

Takimi mes Kim dhe Gjonajt vjen disa ditë pasi ministrja e Drejtësisë është kallëzuar në SPAK nga presidenti Meta. Ndërsa ambasadorja pak ditë më parë, më 2 mars pas manifestimit të organizuar nga presidenti Ilir Meta, reagoi duke u shprehur se SHBA-të distancoheshin nga aktiviteti duke e përkufizuar si protestë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj takimi gjonaj dhe kim yuri kim etilda gjonaj takimi gjonaj dhe kim yuri kim

Sondazh

Poll