Politike

Avokatja e Ramës kundër gazetarëve dhe opozitës, emërohet Avokate e Shtetit

4 Mars 2020, 15:27 Nga DOSJA
Avokatja e Ramës kundër gazetarëve dhe opozitës,

TIRANË- Enkelejda Mucaj, që u emërua Avokate e Shtetit (LEXO KËTU), mund të jetë emër i panjohur për shumicën e shqiptarëve, pro jo për më shumë se 35 gazetarë dhe politikanë të paditur nga Edi Rama. Ajo është avokatja e Edi Ramës në të gjitha gjyqet kundër medias dhe opozitës dhe ka meritën që ka fituar disa prej gjyqeve (LEXO KËTU). Nga avokate personale e Edi Ramës, sot është emëruar Avokate e Shtetit, për të konfirmuar për të disatën herë atë që të gjtihë e dinë tashmë, që Shteti është bërë pronë personale e klientit të saj.

Pasi emëroi vëllain e deputetets dhe ish-ministres Avokat Shteti dhe më pas Inspektor të Lartë të Drejtësisë, Kryeministri mori avokaten personale për të mbrojtur edhe Shtetin. E njohur si jurist e zyrës së kripur juridike Tonucci & Partners Tirana, ajo tani do t’ja lërë gjyqet kolegëve të saj, që nuk dihet se si paguhen nga rroga e Kryeministrit.

Siç mund ta shikoni dhe lexoni në kronikën e ‘Zërit të Amerikës të përgatitur nga gazetarja e njohur Mimoza Picari, avokatja që ka bërë kërdinë në emër të Ramës, nuk ka pranuar as të flasë për mediat, ndërsa për opozitën dhe mediat, gjyqet e Edi Ramës janë shndërruar në një problem që lidhet me demokracinë.

Përtej kësaj, ajo që dje pqëfaqësonte Edi Ramën kundër të gjithëve, nga sot pretendon të përfaqësojë edhe ata që ka dënuar apo ka tentuar të dënojë në emër të klientit me pushtet, me meritën e të qenit e besuara e tij.

(E.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avokatja e rames avokatja e shtetit edi rama enkelejda muçaj avokatja e rames avokatja e shtetit edi rama enkelejda muçaj

Sondazh

Poll