Politike

Këshilltari i Ballës publikoi FOTO-n e Metës në pronën e Hajrave, Presidenca: Çoje në SPAK, bashkë me bisedën tek zyra

4 Mars 2020, 14:43 Nga DOSJA
Këshilltari i Ballës publikoi FOTO-n e Metës në pronën

TIRANË- Besian Ajazi, Këshilltar për Media i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Zëdhënësit të Presidentit. Në një reagim në Facebook, Ajazi ka publikuar një foto të Ilir Metës, për të cilën thotë se është shkrepur në resortin “Golden” në Shijak që ësthë sekuestruar nga OFL.

“Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe shpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan.  Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit, atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër. P.s. Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën “Golden” në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal “Hajri’“, shkruan Ajazi në emër të Ballës.

Por pas këtij reagimi një përgjigje ka ardhur nga Tedi Blushi, i cili e fton Ajazin që të dërgojë foton në SPAK. Më tej Këshilltari për Media i Presidentit shkruan se bashkë me foton duhet çuar në SPAK dhe një bisedë e freskët tek zyra e një ministreje, për t’i ekstraduar vëllain nga Itali në Shqipëri.

“Ciu Ciu Tao Tao! Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë! Por mos humb më asnjë sekondë! Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike! Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën! Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës! Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh! DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!”, shkruan Blushi.

Gjatë ditës së sotme ka pasur dhe një replikë tjetër mes Tedi Blushit dhe Taulant Ballës. Deputeti i PS në një reagim për mediat tha se Meta “i vjen anës Parlamentit” e nuk e shpërndanë dot. Ndërsa Blushi iu përgjigj duke i thënë që të dëgjonte zërin e popullit dhe jo të Bablokut, duke iu referuar Ramës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besian ajazi replikat balla-blushi taulant balla tedi blushi besian ajazi replikat balla-blushi taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll