Politike

“Zëdhënësi Bilbilushi…”/ Përplasja Balla-Blushi, motra e socialistit i del në mbrotje vëllait, publikon foton me put

4 Mars 2020, 16:24 Nga DOSJA
“Zëdhënësi Bilbilushi…”/ Përplasja

TIRANË– Motra e Taulant Ballës, Alba ka dalë në mbrojtje të të vëllait duke postuar një foto ironizuese në rrjetet e saj sociale kundër zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

Ajo ka postuar një foto të një personi që gjendet pas të ndenjurave të një tjetri, duke simbolizuar Metën dhe Blushin.

Ndërsa sipër fotos ajo shkruan: Zëdhënësi Bilbilushi, në krye të detyrës.

Por si ka nisur përplasja Blushi-Balla?

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një konferencë për shtyp duke folur për një shpërndarje të mundshme të parlamentit nga kreu i shtetit, ashtu siç ai e paralajmëroi më 2 mars, tha se “Meta i vjen anash Kuvendit”. Ndërsa Presidenca iu përgjigj me anë të zëdhënësit të saj Tedi Blushi, i cili i shkruante Ballës në Facebook që të dëgjonte zërin e popullit, duke iu referuar “po-së” në shesh që mori Meta kur pyeti turmën nëse duhet ta shpërndante Parlamentin me dekret.

Pas kësaj reagoi këshilltari i Taulant Ballës për mediat, i cili publikoi foton e kreut të shtetit në resortin “Golden” në pronësi të fisit Hajri, i cili tashmë është sekuestruar nga SPAK pasi në të, më 17 janar u mbajt peng dhe u vra 49-vjeçari Jak Prenga. Por një përgjigje erdhi sërish nga Blushi që i kërkoi Ballës që foton ta dërgonte për hetim në SPAK. Por bashkë me të i kërkoi që të dërgonte edhe bisedën e një ministreje, e cila sipas Blushit kërkonte ekstradimin e vëllait të saj nga Italia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alba balla replikat balla-blushi taulant balla tedi blushi alba balla replikat balla-blushi taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 4 Mars 2020, 16:24

Alba Balla

Alba Balla1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:View Results...