Aktualitet

Lubonja: Protesta e 16 marsit nuk ishte revoltë pallatesh ashti siç thotë Rama

18 Mars 2019, 18:48 Nga DOSJA
Lubonja: Protesta e 16 marsit nuk ishte revoltë pallatesh ashti siç

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend pas protestës së opozitës të shtunën në një lidhje skype me rubrikën”Opionin” në studion e lajmeve në Neës 24

Lubonja tha se realiteti në vendin tonë nuk është ajo që thotë Rama, një revolt pallati.

Sipas tij, të gjitha palët politike duhet të punojnë për një zgjidhje politike që është e volitshme për të gjithë.

Si e shikoni situatën, opozita bëri protestën e saj të madhe të shtunën. Në çfarë pike jemi tani?

Unë, është e veshtirë të përcaktosh ekzaktësisht pikën se i bie që dimë fillimin dhe fundin. Mendoj që jemi në një pikë, ku mbi të gjitha duhet reflektuar nga të gjithë, veçanërisht nga qeveria për një alternativë ku duhet të negociojmë.

Nuk duhet të krijojmë imazhin që Shqipëria është në rregull, por imazhin që duhet të krijojmë është ajo e ditës së shtunë, ajo e opozitës, apo ajo që paraqiti Rama që është një revoltë pallati.

Dhe kjo këmbëngulje për të vazhduar në llogoren e propagandën nuk na çon askund.

Pra, pas këtyre protestave, ajo ideja që parlamentin e kemi në rregull. Kjo mund të jetë në rregull për një regjim diktaktorial, por nuk është zgjidhja e duhur.

A do ndryshojnë ata? A do të ndalojnë një instalim të diktakturës?

Janë gjëra që varen nga zhvillimet e reja dhe imponojnë zhvillimin e protestave të fuqishme. Edhe gratë e vuajnë më shumë pjesën e protestave. Padyshim ka edhe fëmijë. Po të shikosh % duhet të ishte 50 me 50 . Përgjithësisht mendoj që sa më e madhe të jetë protesta aq më paqësore është. Fëmijët t’i lëmë jashtë loje.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama fatos lubonja protesta e 16 marsit edi rama fatos lubonja protesta e 16 marsit

Sondazh

Poll