Politike

“Heroinë e vendlindjes”/ Kryebashkiaku i Tropojës përkujton nëntetaren Zarife Hasanaj: Meriton të nderohet si hyjneshë

4 Mars 2020, 14:28 Nga DOSJA
“Heroinë e vendlindjes”/ Kryebashkiaku i Tropojës

TROPOJË- Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi ka përkujtuar sot Zarife Hasanajn, ushtarakja e cila u humbi jetën në një mision në Letoni vitin e kaluar. Në një postim në Facebook, kryebashkiaku Byberi e cilëson Zarifen si një heroinë të vendlindjes, e cila meriton të përkujtohet njëlloj si dëshmorët e familjes Jashari në Kosovë. Po ashtu ai shton se nesër (5 mars) do zhvillojë një ceremoni ku do e nderojnë me shumë krenari vajzën heroinë të Tropojës.

POSTIMI I PLOTË I REXH BYBERIT:

Nderimi është pak për Heroinën e vendlindjes sonë, Zarife Hasanaj, ushtaraken e cila e flijoi jetën e saj, në misionin e NATO në Letoni. Zgjodhëm një ditë të veçantë, 5 marsin, ditën e epopesë së UÇK-së, kur Tropoja i akorodon mirënjohje familjes Jashari të nderojmë me shumë veneracion e krenari edhe vajzën heroinë të Tropojës.  Një koinçidencë që në fakt është shumë kuptimplotë. Homazh për Zarife Hasanajn dhe nderim për familjen e saj që e rriti dhe e brumosi me guximin njerëzor dhe besimin hyjnor te liria. Nesër të gjithë së bashku për të përkujtuar vlerat e kombit tonë.

Kujtojmë se më 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi. I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj. Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë. Dy ushtarakët e vrarë u nderuan me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rexh byberi zarife hasanaj rexh byberi zarife hasanaj

Sondazh

Poll