Bota

Shkon në 85 numri i të infektuarve me koronavirus në Angli, vetëm sot u konfirmuan 34 raste

4 Mars 2020, 16:17 Nga DOSJA
Shkon në 85 numri i të infektuarve me koronavirus në Angli,

ANGLI-Numri i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 85 raste të konfirmuara, pasi vetëm ditën e sotme janë zbuluar 34 persona të infektuar.  Sipas mediave të huaja, nuk është konfirmuar se ku janë saktësisht vendndodhjet e të prekurve, por megjithatë zyrtarët shëndetësorë, kanë pohuar se 80 të infektuar janë brenda Anglisë, tre në Skoci, një në Uells dhe një në Irlandën Veriore.

Këto raste kanë shtuar edhe më tepër frikën tek britanikët, pasi virusi po përhapet në mënyrë masive në ishull. Shefi i mjekësisë në Angli, mëngjesin e sotëm ka bërë një paralajmërim duke thënë se koronavirusi do të vriste shume britanikë.

Mesazhi i profesorit Chris Whitty për 66 milionë banorët e Britanisë erdhi pasi Kryeministri Boris Johnson pranoi dje njerëzit mund të duhet të mbahet në izolim deri në tre muaj për të luftuar virusin vdekjeprurës.

Sipas ‘planit’ të qeverisë, shkollat ​​mund të mbyllen, miliona persona mund të jenë të detyruar të punojnë nga shtëpia dhe njerëzve u është këshilluar që të mos frekuentojnë zona publike me shumë popullsi.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne angli frika nga koronavirusi rreziku nga koronavirusi coronavirusi ne angli frika nga koronavirusi rreziku nga koronavirusi

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 12:59

“Ne nuk jemi kafshë”, Evropa vdes në Samos

SAMO– Hikmatullah ka kufje në veshë. Vështrimi i tij humbet në zbrazëti. Ai është nervoz, largohet papritmas nga dhoma, pastaj kthehet dhe përqafon vëllain e ti...