Bota

Aksidentalisht mund të vriste të gjithë njerëzit në sauna, burri krijoi “armën e luftës së dytë botërore” me të c

4 Mars 2020, 12:21 Nga DOSJA
Aksidentalisht mund të vriste të gjithë njerëzit në

Vetëm prej pakujdesisë, një burrë ka qenë gati duke vrarë shumë njerëz në saunën e palestrës ku shkonte gjithmonë.

Nga mediat e huaja mësohet së ai aksidentalisht krijoi një “armë kimike” brenda saunës, ku lëndoi, por fatmirësisht nuk çoi në vdekje asnjë prej personave brenda saunës.

Kur ai ishte kthyer nga palestra dhe ishte futur në sauna, kishte kërkuar nga të tjerët që të rrisnin edhe më shumë temperaturën. Në momentin e parë që ata pranuan, ai mori në pishinë një kovë ujë dhe e hodhi atë mbi gurët e saunës.

“Dhoma u nxeh menjëherë dhe sytë filluan të më lotonin. Të gjithë në dhomë po kolliteshin dhe brenda pak minutave dolëm me nxitim nga sauna. Kur gjithçka mbaroi, fillova të kërkoja në internet për këtë që të kuptoja se ç’kishte ndodhur. Kuptova që uji me klor i pishinës kishte shkaktuar gjithçka.”-tregon ai.

Më vonë ai kishte mësuar se një armë e tillë me gaz klori është përdorur kundër hebrenjve në dhomat e gazit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sauna sauna

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 11:36

Dy anët e errëta të COVID-19

KINË– Imazhet apokaliptike të qytetit të mbyllur kinez të Wuhanit i kemi parë të gjithë. Bota po mban frymën ndërsa koronavirusi i ri, COVID-19, vazh...