Bota

Thaçi zbulon detaje nga takimi me Vuçiçin në SHBA: Isha me ftesë të Grenell, janë rritur mundësitë për arritjen e një

4 Mars 2020, 15:42 Nga DOSJA
Thaçi zbulon detaje nga takimi me Vuçiçin në SHBA:

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur për vizitën e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në deklaratën e tij, Thaçi u shpreh se ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të të ngarkuarit të Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Me ftesë të Richard Grenell, dhe në prezencë të Këshilltarit për Siguri, Robert O’Brien me 2 mars jam takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky takim është i rëndësishëm për disa arsye; shënon rikthimin e fuqishëm të SHBA-së në procesin e kërkimit apo mundësisë së arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. Në Kosovë këtu pa dallim, institucionet, partitë, shoqëria civile, mediat të gjithë qytetarët kanë kërkuar prezencën amerikane në këtë proces dhe Uashingtoni të merr rol udhëheqës. Takimi shënon gatishmëri për të vazhduar procesi i dialogut pas një stagnimi pas një viti e më tepër. Takimi është i rëndësishëm sepse e lehtëson arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, u shpreh Thaçi.

Më tej ai shtoi se pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me Vuçiç janë rritur mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me palën serbe. “Si Kosovë kemi arrit lirinë me sakrificë. Ka mbetur të bëhet hapi i fundit për përmbylljen e plotë ndërkombëtare të shtetësisë sonë – anëtarësimin në Kombet e Bashkuara do të thotë anëtarësim në të gjitha organizata ndërkombëtare”, shtoi më tej Presidenti.

Dy ditë më parë me ftesë të Richard Grenell, Vuçiç dhe Thaçi janë takuar në Shtëpinë e Bardhë, ku kanë folur për disa çështje. Takimi ka pasur në fokus arritjen e një tjetër marrëveshjeje mes palëve, pasi vetëm brenda më pak se një muaji Shtetet e Bashkuara siguruan dy marrëveshje ndërmjet palëve për vendosjen e linjës ajrore, asaj hekurudhore dhe ndërtimin e autostradave ndërmjet të dyja vendeve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci takimi thaci vucic thaçi në shba hashim thaci takimi thaci vucic thaçi në shba

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 12:59

“Ne nuk jemi kafshë”, Evropa vdes në Samos

SAMO– Hikmatullah ka kufje në veshë. Vështrimi i tij humbet në zbrazëti. Ai është nervoz, largohet papritmas nga dhoma, pastaj kthehet dhe përqafon vëllain e ti...

Bota 4 Mars 2020, 11:36

Dy anët e errëta të COVID-19

KINË– Imazhet apokaliptike të qytetit të mbyllur kinez të Wuhanit i kemi parë të gjithë. Bota po mban frymën ndërsa koronavirusi i ri, COVID-19, vazh...