Bota

Disa policë shpërndanë foto nga aksidenti i Kobe Bryant, sherifi i Los Angeles merr masa

4 Mars 2020, 11:44 Nga DOSJA
Disa policë shpërndanë foto nga aksidenti i Kobe Bryant, sherifi

SHBA-Sherifi i qarkut në Los Angeles, Alex Villanueva tha se tetë policë kanë përfunduar nën hetim për shkak se kanë bërë publike disa foto së rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant dhe se ai urdhëroi që fotografitë të fshiheshin.

“Kjo ishte përparësia ime, të sigurohesha që ato foto nuk ekzistonin më,” tha Villanueva për NBC News. “Ne i identifikuam policët e përfshirë. Ata erdhën në stacion dhe kishin pranuar se kishin publikuar disa foto dhe më pas i kishin fshirë. Mësohet se Vanesa Bryant, e veja e ish-yllit të NBA, është shokuar kur ka mësuar për shpërndarjen e paautorizuar të fotove nga skena e aksidentit.

Ndërsa sherifi Vilanueva ka deklaruar se u ka kërkuar ndjesë familjeve të viktimave për këtë situatë. Përmes avokatit të saj, Vanesa Bryant kërkoi që personat përgjegjës të përballen me disiplinën më të ashpër dhe identitetet e tyre të nxirren në dritë. Për herë të parë akuzat u raportuan javën e kaluar nga “Los Angeles Times”, e cila citoi dy burime të sigurisë publike me njohuri për ngjarjet. Times raportoi se një qytetar u ankua se një polic po i tregonte pamjet në një bar në Norwalk.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kobe bryant sherifi i los angeles kobe bryant sherifi i los angeles

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 11:36

Dy anët e errëta të COVID-19

KINË– Imazhet apokaliptike të qytetit të mbyllur kinez të Wuhanit i kemi parë të gjithë. Bota po mban frymën ndërsa koronavirusi i ri, COVID-19, vazh...