Bota

Osmani refuzon kërkesën e Thaçit për seancë parlamentare, presidenti: Kuvendi s’ka pronar

4 Mars 2020, 12:34 Nga DOSJA
Osmani refuzon kërkesën e Thaçit për seancë

KOSOVË-Kryeparlamentarja Vjosa Osmani i ka kthyer zyrtarisht përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me seancën e sotme që ai e ka kërkuar të mbahet në ora 16:00, raporton Gazeta Express.

Në letrën e Osmanit drejtuar për Thaçin, kryeparlamentarja ka shkruar se kërkesa do të duhej të ishte dërguar disa ditë më parë, në mënyrë që Kuvendi të kishte më shumë kohë për të bërë përgatitjet e duhura.

Osmani është shprehur se do të jenë të angazhuar, lidhur me përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, e se seanca mund të mbahet pas datës 9 mars.

Më herët Thaçi u shpreh se nëse nuk i lejohet raportimi në parlament, sqarimet e tij do t’i bënte në një konferencë për shtyp. “Askush nuk është pronar i Kuvendit”, ka deklaruar ai. Presidenti e kishte kërkuar seancën për të raportuar mbi vizitën zyrtare në SHBA, ku u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci refuzimi i seances vjosa osmani hashim thaci refuzimi i seances vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 11:36

Dy anët e errëta të COVID-19

KINË– Imazhet apokaliptike të qytetit të mbyllur kinez të Wuhanit i kemi parë të gjithë. Bota po mban frymën ndërsa koronavirusi i ri, COVID-19, vazh...