Bota

Koronavirusi ‘s’kursen’ as institucionet e BE, preken dy zyrtarë në Bruksel

4 Mars 2020, 16:12 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘s’kursen’ as institucionet e BE, preken dy

BE-Koronavirusi ka prekur edhe institucionet e Bashkimit Evropian. Sot u konfirmuan dy raste të prekura nga COVID-19 nga autoritetet në Bruksel; një rast i një zyrtari në Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes dhe një tjetër në Këshillin e Bashkimit Evropian.

Sipas një deklarate të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, një anëtar i stafit rezultoi pozitiv dhe aktualisht është në shtëpi në izolim që nga e shtuna, ditë kur ju shfaqën simptomat.

Personi në fjalë ka pasur simptoma shumë të lehta dhe nuk është kthyer në Agjencinë Europiane që nga ajo ditë. Po ashtu aportohet se zyrtari ishte kthyer në Bruksel pas një misioni në Itali.

Agjensia Europiane raportoi se “kishte njoftuar anëtarët e stafit që ishin në kontakt të ngushtë me kolegun në fjalë, katër ditë para shfaqjes së simptomave” dhe u tha atyre “të izolohen për 14 ditë si masë paraprake”.

Këshilli i Bashkimit Evropian, nga ana tjetër raportoi që një nga anëtarët e stafit kishte rezultuar pozitivisht ndaj coronavirusit, por ishte zotuar që të mos anulonte takimet.

Burimi: Politico.eu

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bruksel perhapja e koronavirusit koronavirusi ne bruksel perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 4 Mars 2020, 12:59

“Ne nuk jemi kafshë”, Evropa vdes në Samos

SAMO– Hikmatullah ka kufje në veshë. Vështrimi i tij humbet në zbrazëti. Ai është nervoz, largohet papritmas nga dhoma, pastaj kthehet dhe përqafon vëllain e ti...

Bota 4 Mars 2020, 11:36

Dy anët e errëta të COVID-19

KINË– Imazhet apokaliptike të qytetit të mbyllur kinez të Wuhanit i kemi parë të gjithë. Bota po mban frymën ndërsa koronavirusi i ri, COVID-19, vazh...